Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Safet Gjici mohon ndihmën e Kosovës: Kur erdhi FSK-ja, ne e kishim fikur zjarrin

Shkruar nga Newsbomb
Safet Gjici mohon ndihmën e Kosovës: Kur erdhi FSK-ja, ne e kishim

Dje, sapo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani miratoi vendimin e parlamentit, për të sjellë ndihma në Shqipëri, makina, mjete dhe mbi 30 forca zjarrfikëse fqinje erdhën për të na ndihmuar për të shuar zjarret e mëdha që prej ditësh kanë kapluar vendin tonë.

Kukësi ishte më keq, kodra sipër tunelit të Kalimashit. Pamja dukej apokaliptike.

Vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici foli dje dhe tha se situata ishte tepër e vështirë, ndërsa sot ai e ka mohuar që ndërhyrja e FSK-së të ishte vendimtare.

Sipas tij, kur erdhën forcat e Kosovës, zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit e Kukësit.

Deklarata e Safet Gjicit:

Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orënt e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve.

Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym.

Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokëse në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja.

Domethënë vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur. Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll