Hapësire reklamuese

Politikë

Safet Gjici jep lajmin e madh për kuksianët: Ta gëzojmë së bashku!

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti socialist i Kukësit, Safet Gjici njofton vendimin e qeverisë për të nisur punimet në Aeroportin e Kukësit.

Gjici bën me dije se punimet do të kryhen nga koncesionari dhe do të zgjasin 24 muaj. Gjatë kësaj periudhe Aeroporti i Kukësit do t’i nënshtrohet rehabilitimit për ta kthyer atë në funksional.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Miqtë e mi kuksianë,

Më lejoni të ndaj me ju lajmin e shumëpritur për të gjithë ne dhe banorët e zonës!

Me vendimin e marrë në mbledhjen e sotme, qeveria i ka hapur udhë ndërtimi të aeroportit të Kukësit. Punimet do të nisin me hyrjen në fuqi të VKM-së së miratuar sot për nënshkrimin e Kontratës së Koncensionit për “Rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit te Kukësit” dhe parashikohet të zgjasin 24 muaj.

Jam i sigurt që ndërtimi i aeroportit të Kukësit do të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës, për ta kthyer atë në një hapësirë me mjaft interes për investime.

Ta gëzojmë së bashku!”, bën me dije deputeti Gjici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu