Hapësire reklamuese

Aktualitet

Safet Gjici jep ALARMIN: Vija e zjarrit përreth tunelit është 3.5 km, as helikopteri nuk e fiku dot. Jemi në vështirësi

Shkruar nga Newsbomb
Safet Gjici jep ALARMIN: Vija e zjarrit përreth tunelit është 3.5

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka ngritur alarmin sa i takon situatës aktuale në tunelin e Kalimashit.

Ai tha për emdiat se vija e zjarrit sipër tunelit është 3.5 kilometra e gjatë, saqë dhe helikopteri e kishte të pamundur ta fikte.

Në ndihmë të situatës kanë shkuar forca policore nga Lezha dhe Shkodra. Janë nisur Forcat e Armatosura tonat dhe FSK-ja e Kosovës. Është krijuar trafik i madh automjetesh.

Safet Gjici: Kjo situatë vijon prej 5 ditësh. Kemi organizuar 150 forca për fikjen e zjarrit ndërsa po presim dhe ndihma nga Kosova. Jemi duke punuar për të izoluar flakët. Fatmirësisht se nga zjarri pranë tunelit nuk rrezikohen banesat. Në këto momente situata paraqitet e vështirë. Vija e zjarrit pranë tunelit është 3.5 km. Helikopteri e pati të pamundur t’i shuajë flakët ndërsa janë nisur dhe forcat e armatosura.

LEXO EDHE: ALARM i kuq në Kalimash, era po përhap flakët dhe rrezikon të bllokohet tuneli, shkojnë 5 zjarrfikëse nga Kosova

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.