Hapësire reklamuese

Bota

Sadiq Khan qetëson 1 milion europianët që jetojnë në Londër

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka disa fjalë qetësuese për plot 1 milion qytetarë europianë që jetojnë në kryeqytetin britanik.

Kryebashkiaki i parë mysliman i Londrës ka thënë në një mesazh në Tëitter, se tashmë të gjithë kanë përgjegjësinë për të shëruar ndarjen e madhe që ka dalë në pah gjatë gjithë fushatës së Referendumit.

“Unë dua të dërgoj një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët europian që banojnë në Londër - ju jeni shumë të mirëpritur këtu.

Si qytet, ne ju jemi shumë mirënjohës për kontributin e madh që jepni, dhe se kjo nuk do të ndryshojë si rezultat i këtij referendumi. Ka rreth 1 milion qytetarë europianë që jetojnë në Londër sot, dhe ata sjellin përfitime të mëdha për qytetin tonë - duke punuar shumë, paguar taksa, duke punuar në shërbimet tona publike dhe duke kontribuar në jetën tonë civile dhe kulturore.

Ne të gjithë kemi përgjegjësinë që tani të shërojmë këtë ndarje të madhe gjatë fushatës dhe të përqëndrohemi në atë që na bashkon dhe jo atë që na ndan”, shkruan Khan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese