Këngëtari Sabian Medini nuk e ka pritur fare mirë deklaratën e Lorenc Harsamës, i cili zbuloi në dhomën e rrëfimeve të Big Brother se ka qenë i lidhur me vajzën e tij, Keisin.
Ndonëse vetë Sabiani e kishte mohuar më herët një gjë të tillë, ai së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Sabiani shkruan se ‘bespremat’, duke iu referuar Lorencit, po kërkojnë të marrin vëmendje nga Keisi, e ndërsa thotë se vajzës së tij do t’i tërheqë veshin pasi të lërë Big Brother dhe të shkojë në shtëpi.
”Princesha e babos jashtë nga ajo shtëpi, bespremat duan të marrin vëmendje prej teje, kësaj radhe nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin gjithësesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani në rrjetet sociale.
