Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sa të papunë ka Shqipëria nga Covid-19, Rama: Deri në fillim të majit kishim 70 mijë të papunë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3dad38a4470e3aec45698c974f527ffb

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19, dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia.

Në emisionin Open Rama ka thënë se shifrat dhe projeksionet e të papunëve janë të lëvizshme, por deri në fillim të majit numërohen 70 mijë të papunë.

Pyetje: Ditët e fundit, si pasojë e rihapjes, ka patur numër të lartë infeksionesh, a është trend shqetësues?

Rama: Nuk është ende një trend shqetësues, por është trend që sidoqoftë duhet t’i bëj të gjithë të kuptojnë që është situatë delikate, se njeriu ka tendencën ta haroj të keqen dhe ka tendencën të thotë që s’ishte gjë pse u mbyllëm, atëherë dhe rreziku bëhet më i madh.

Pyetje: Sa të  papunë kemi sot si pasojë e Covid-19?

Rama: Qeveria nuk parashikon sa mendohet të jetë numëri i të papunëve, i referohet shifrave dhe statistikave zyrtare, kemi projeksione, por projeksionet mund të jenë të ndryshueshme. Projeksionet e SHBA-ve ishin x, dhe për muajin që kaloi iu rezultoi një shiër 2.5 mln më shumë vende pune të humbura se sa çfarë ata kishin parashkiuar. Prandaj nga 19% që prisnim, shkoi në 13.5. Ajo që unë di është që ne kemi mbuluar sot që flasim afërsisht 230 mijë persona. Kemi 4500 subjekte që do penalizohen se s’i bën aplikimet për punonjësit, ne do t’i paguajmë puonjësit e tyre. Shifra e të papunëve është dinamike, ka pasur shumë kthime në punë, madje dhe pse kanë ikur nga puna dhe kanë vazhduar të paguhen nga punëdhënësi. Deri në fillim të muajit maj 70 mijë të papaunë, shumë prej tyre janë rikthyer.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img