Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do punësohet në arsim”, shkarkohet drejtori pas deklaratës së BUJSHME

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi.

Ky vendim erdhi pas një deklarimi të këtij të fundit të cilin e ka quajtur skandaloz.

“Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”, është shprehur Ferizi, i cili është nxjerrë nga mbledhja dhe më pas është marrë vendimi për shkarkimin e tij.

“Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi. Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi. Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës. Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune. Suksese drejtorëve të rinj të shkollave në punën e tyre”, ka shkruar Bahtiri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img