Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sa rrezikohet Shqipëria nga gripi i shpendëve? Ministria jep informacion: Kemi marrë masat e nevojshme…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Bujqësisë  përmes një postimi ka qetësuar qytetarët në lidhje me gripin e shpendëve duke theksuar se aktualisht Shqipëria është e pastër nga kjo sëmundje.

Pas konstatimit të rasteve të së infektuarëve nga “gripi i shpendëve”,  ministria bën të ditur se është rritur monitorimi i situatës epizootike në popullatën e shpendëve dhe janë hartuar masa mbrojtëse, duke ndaluar hyrjen në vend të shpendëve nga zonat ku është shfaqur sëmundja.

“Gripi i Shpendëve është një sëmundje virale ngjitëse që prek zogjtë shtëpiak dhe ata të egër. Virusi i Gripit të Shpendëve është izoluar, edhe pse rrallë, në speciet gjitare. Qarkullimi i viruseve të gripit të shpendëve (AI) nuk është një fenomen i ri, pasi ka shumë raste të shpërthimeve të gripit të shpendëve që përhapen në tufat e shpendëve shtëpiake në të gjithë botën. Kohët e fundit Gripi i shpendëve është një sëmundje e cila ka përfshirë shumë vende të botës. Egzistojnë disa shtame të ndryshme të virusit të Gripit të shpendëve ku disa janë më të përhapura në vende të caktuara sesa vende të tjera.

Nga monitorimi i situatës epizootike në rajon, si dhe nga raportimet e marra nga faqja zyrtare e Organizatës Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE), sëmundja është shfaqur në disa vende të botës dhe rajonit.

Aktualisht Shqipëria eshtë pastër nga kjo sëmundje dhe për të mbrojtur territorin e vendit, nga kjo sëmundje, dhe prodhimin vendas, sturkturat e shërbimit veterinar shtetëror kanë marrë masat e nevojshme ashtu si edhe për cdo sëmundje tjetër. Në këtë mënyre është rritur monitorimi i situatës epizootike në popullatën e shpendëve dhe janë hartuar masa mbrojtëse kufizuese të nevojshme duke ndaluar hyrjen në vend të importeve të shpendëve nga zonat e vendeve ku është shfaqur sëmundja, sipas njoftime të përditësuara të OIE dhe nga te cilat Republika e Shqipërisë importon shpendë, dhe nënprodukte të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img