Hapësire reklamuese

Politikë

Sa paguhen KONTROLLORËT? Balluku nxjerr listat: Zoti Mezini është i stresuar se s’i dalin 2490 DOLLARË në kohë pandemie dhe ka aplikuar për borxh te të afërmit! Duan të bllokojnë Shqipërinë (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se greva e kontrollorëve në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, që ka shkaktuar paralizimin e plotë prej mëngjesit të sotëm, nuk ka arsye vetëm uljen e pagave të punonjësve.

Balluku tha se qëllimi për këtë situatë është që Shqipëria të bllokohet dhe qytetarëve t’u krijohen pakënaqësi ndaj qeverisë.

Ministrja Balluku tha se disa nga arsyet e punonjësve në grevë janë qesharake, siç është rasti i zotit Muhin Mezini, i cili aktualisht merr 2490 dollarë dhe është “i stresuar” pasi i rrezikohet kredia dhe ka aplikuar për borxhe te të afërmit.

Pjesë nga deklarata e Ballukut:

Qëllimi është që shteti të dështojë, që qytetarët të mërziten me qeverinë. Qëllimi është që të bllokohet Shqipëria, që të mos zhvillohet stërvitja më e madhe e NATO-s në 26 prill. Ka shumë qëllime. Nuk janë të gjithë në të njëjtin thes. I pashë sot me sytë e mi. Disa prej tyre vërtet duan të diskutojnë për pagat.

Plane elektorale në Aviacion unë nuk kam parë, përveç se kur e ka pasur Sali Berisha apo të tjerë. Jo të gjithë e kuptojnë vështirësinë e punës të këtyre kontrollorëve. Sot përpunojnë vetëm 102,000 avionë dhe për këtë arsye paguhen me 40 për qind të rrogës më pak. Ja arsyet, vështirësi financiare, zotëria merr… paga e tij, zoti Muhin Mezini merr 2490 dollarë, arsyeja e parë pse nuk do të punojë është se ka vështirësi financiare duke rrezikuar kredinë. Pra kjo familje me 4 persona ka probleme të rënda financiare pasi paguhet me 2490 dollarë në muaj. Me kaq dollarë ky zotëria është i stresuar se merr kaq lekë. Për atë janë të pamjaftueshme, dhe këta kanë aplikuar në të afërm për borxh, dhe ka ardhur momenti që duhet të stresohen se nuk kanë më 4 mijë dollarë. Kjo histori është e turpshme. Kjo është kapje e vendit, jo vetëm e shtetit.

Newsbomb.al siguron dokumentin e shpalljes së paaftësisë në punë të zotit Muhin Mezini:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.