Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Sa paguajmë për tubat, të rrisim rrogat e mjeshtrave”, Erion Braçe: Po konkurohemi fort nga Italia dhe Gjermania! Kompanitë s’gjejnë më punëtorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar sot në Kuvend që të hartohen politika dhe të jepen para nga buxheti i shtetit për të rritur rrogat e punëtorëve. Sipas tij, kompanitë kanë nevojë për punëtorë e mjeshtra por nuk po gjejnë sepse kanë ikur jashtë vendit.

“Po për punëtorët, për rrogat e tyre, a do paguajmë ne më shtrenjtë, apo do vazhdojmë t’i paguajmë me rrogat e vitit 2020!? Nëse ka sot një kosto për çdo sipërmarrës, nuk është kosto e hekurit dhe çimentos, është kosto e punëtorisë. Për një punëtor që e gjen apo nuk e gjen. Për një mjeshtër që nuk e ka se ka lënë vendin dhe ka ikur diku tjetër”, u shpreh deputeti.

albsig

Sipas tij, Italia dhe Gjermani janë një hap më para vendit tonë për këto politika dhe kanë marrë si punëtorët e kualifikuar ashtu dhe ata të pakualifikuarit.

“Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë a do ta paguajmë ne!?  Me paratë e buxhetit të shtetit, kemi nevojë për punë dhe punëtorë. Po konkurohemi shumë fortë dhe shumë rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe Gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh. Për këtë arsye janë më ftuese, për të gjithë, për çdo punëtor. Punëtor krahu, punëtor të kualifikuar, por dhe punëtor bujqësie”, vijoi Erion Braçe.

Ai foli edhe për aktin normativ të qeverisë, për mbështetjen me 6 miliardë lekë për kompanitë e ndërtimit. Deputeti socialist nuk mund të mos ndalej as te bujqësia, e cila sipas një raporti të INSTAT për tremujorin e parë të 2022, bujqësia ishte rritur me vetëm 0.01%.

“Dhe këtu dua të ndalem, 5.97% rritja ekonomike. Padiskutim një lajm shumë i mirë. Po e dini sa ishte bujqësia te ky raport!? 0,01% +, ça do thoni tani!? I ka numëruar gabim Erioni, nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim dhe i fryn ai për të vënë në siklet qeverinë!? S’kam asnjë lloj interesi. Është qeveria ime dhe doja të mbështesja me gjithë fuqinë time…”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e deputetit Erion Braçe në Kuvend – 30 qershor 2022

Si ka mundësi që nga 2013 ju, ai që s’është në këtë sallë por është atje matanë dhe po bërtet, të njëjtët, pa ndryshuar gjë, vijoni me të njëjtën propagandë. Propagandën e frikës. Do përfundoni si Greqia ishte në 2013, pastaj do bien bankat, pastaj do tërhiqen depozitat, pastaj nuk do keni lekë për të paguar kontratat, e kështu me radhë.

Po si ka mundësi që nuk u flisni njerëzve për atë që është e mirë, për shpresën, por çdo herë i shponi deri në palcë me frikë. Që ne jemi në situatë të vështirë, nuk e mohon kërkush. Po më thoni një vend tjetër që nuk është në situatë të vështirë. Që jemi nën presionin e madh të inflacionit me bazë të gjerë të rritjes së çmimeve, padiskutim që është e vërtetë. Po më tregoni një vend tjetër që nuk është në këtë presion.

Shikoni, Shqipëria ka kaluar situata të vështira edhe në kohën tuaj. Po nuk krahasohen me këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhemi. Në 2008 bota hyri në recesion, në Shqipëri u ndje në 2010 dhe 2011. Po çfarë bëtë ju, rritët pagën minimale ju? Jo. Rritët pensionet ju? Jo. Ndihmuat kompanitë në vështirësi në atë kohë? Jo. I vendosët në rresht të merrnin kredi në banka.

Nga viti 2006 deri në vitin 2012 u keni dhënë pensionistëve shpërblim vetëm 10.4 miliardë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, 18.6 miliardë u janë dhënë pensionistëve. Rritët ndonjë ndihmë ekonomike ju? Jo, se padiskutim do ta kishim gjetur ne. Unë ju ftoj të kthehemi në realizëm. Situatave të vështira t’i përgjigjemi me masa konkrete.

Akti normativ për ndihmën e kompanive ndërtuese me 6 miliardë lekë

Ky akt normativ nuk mjafton, duhet një tjetër akt ligjor, një vendim i Këshillit të Ministrave që e detajon, që bën transparencë deri në fund. Për mua kompani që kanë përfituar një kontratë publike me 90-99% të fondit limit, nuk duhen kompensuar.

Për mua kompani që kanë nënkontraktuar punën me çmime edhe më të ulta se çmimet e prokurimit, nuk duhen kompensuar. Për mua kompani që janë jashtë afateve kontraktuale për probleme të tyre, të verifikuara nga 1 janari 2020 deri në shkurt 2022, janë dy vite, nuk duhen kompensuar.

Neni 8.2 është skandaloz. Kompani të përfshira në mashtrime me çmime, në bashkëpunim me shitësit me shumicë nuk duhen kompensuar. Ky akt ka një boshllëk shumë të madh, të thellë, që rrezaton mënyrën sesi kapitalistët tanë por edhe ne në ndonjë rast mendojmë. Do paguajmë më shtrenjtë hekurin, çimenton, bitumin, tubat, telat, madje dhe me çmime që drejtpërdrejt janë abuzim i një grushti tregtarësh në tregjet tona të përqendruara.

Po për punëtorët, për rrogat e tyre, a do paguajmë ne më shtrenjtë, apo do vazhdojmë t’i paguajmë me rrogat e vitit 2020!? Nëse ka sot një kosto për çdo sipërmarrës, nuk është kosto e hekurit dhe çimentos, është kosto e punëtorisë. Për një punëtor që e gjen apo nuk e gjen. Për një mjeshtër që nuk e ka se ka lënë vendin dhe ka ikur diku tjetër.

Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë a do ta paguajmë ne!?  Me paratë e buxhetit të shtetit, kemi nevojë për punë dhe punëtorë. Po konkurohemi shumë fortë dhe shumë rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe Gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh. Për këtë arsye janë më ftuese, për të gjithë, për çdo punëtor. Punëtor krahu, punëtor të kualifikuar, por dhe punëtor bujqësie.


Dhe këtu dua të ndalem, 5.97% rritja ekonomike. Padiskutim një lajm shumë i mirë. Po e dini sa ishte bujqësia te ky raport!? 0,01% +, ça do thoni tani!? I ka numëruar gabim Erioni, nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim dhe i fryn ai për të vënë në siklet qeverinë!?

S’kam asnjë lloj interesi. Është qeveria ime dhe doja të mbështesja me gjithë fuqinë time, por është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë nga rritja ekonomike prej 5.97%. Fitojnë sektorë të tjerë plot, por ky jo. Ky është problemi që kemi, me këtë duhet të përballemi.

Turit ju poq shalqini. 10 ditë duhej, duhet të dali në treg sot dhe nesër. E dini sa është çmimi për shalqi që prodhohet me farë, jo me shartesë, për një shalqi të një cilësie që konkuron në çdo treg të Europës. 10 lekë dje në darkë, 10 lekë.

Po e dini me sa po shitet shalqini jashtë? Po marrë faturat e një kompanie. E fillon ta shesë shalqinin, pardje datë 28, me 16 cent. Shkon me 33 cent dhe 39.27 lekë, 14 lekë atje. Do vazhdojmë të kompensojmë këtu, siç bëjmë sot dhe mirë bëjmë, duke harruar sektorë të tërë të ekonomisë kombëtare të vendit. Nuk e pranoj dot këtë.

Është një tmerr ajo që po ndodh në tregun bujqësor. Karteli i grumbulluesve po përcakton çmimet në dëm të bujqve. Karteli i grumbulluesve është përfshirë në një xhiro marramendëse informale, të çmimeve të padrejta, të parregullta.

Në faturë shkruhen këto çmime, rënë dakord edhe me importuesit atje matanë. Por ama në kthim shoferët sjellin dhe paratë e diferencës së atyre çmimeve që janë të padrejta për bujkun por që i merr në xhep grumbulluesi.

Për këtë arsye unë vazhdoj, në çdo seancë do përsëris vetëm një apel: Duhet bursa e bujqësisë. Pa bursën e bujqësisë do vazhdojmë të kemi këtë situatë, ku sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare rritet me vetëm 0.01%. Bujqit këtë tremujor, tremujorin e parë të këtij viti, s’kanë marrë asgjë më shumë se tremujori i një viti më përpara.

Duhet rikthyer konkurrenca në treg. Duhet të hapen tregjet bujqësore e duhen vendosur kontroll që bujqit të mos jenë më skllevërit e një karteli grumbulluesish që i rrjep nga mëngjesi deri në darkë, me kompani në Shqipëri e Kosovë. Për të fituar ata maksimumin e bujqit asgjë, 0.01%.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img