Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Sa nga hetimet e SPAK janë për personat në sferë të lartë?” Kraja: SPAK nuk del në rrugë e t’i kërkojë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i SPAK Arben Kraja, është duke raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë Speciale gjatë vitit të fundit.
Ai ka marrë edhe pyetje nga deputetët. Mes tyre edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili ka pyetur se gjatë këtij një viti e gjysëm sa persona të sferës janë në hetim nga SPAK.

 “Zoti Kraja ju keni pak më shumë se 1 vit në SPAK mandati juaj është 3 vjecar dhe keni kaluar gjysmën. Barra ju ra që jut ë ishit drejtues pa hetus pa paga e me radhë. Gjithsesi pritshmëria ka qenë shumë e madhe 588 hetime që ju raportuat, sa per tyre i përkesin sferës së lartë?

Personalisht shoh sa herë del në deklaratë publike Gaz Bardhi, ju i përgjigjeni. Unë jam Myslim Murrizi, të kam denoncuar një tender abuziv 27.3 milion euro të uniformës së Policisë, janë vjedhur mbi 10 milion euro. Kaq i rëndësishëm është Gaz Bardhi. Çfarë faze është hetimi, a ka filluar hetim a jo. Megjithëse është në raportin e vitit që vjen, ju takon juve. Krimet zgjedhore i përkasin SPAK, 108 kuti u hapën në Durrës, dolën se PD, PS e LSI kishin vjedhur, këta që kishin numërues. Çfarë pret SPAK, duhet deklaratë e Gazit?

Për dosjen 394, nuk e di sa jeni ndjerë mirë, unë nuk jam ndjerë mirë, shpallët urdhër arresti për 3 që kishin vdekur. A është kjo mungesë serioziteti apo informimi për ata që janë marrë me këtë punë?

Shoh sot, një lajm që SPAK ka kërkuar sekuestrimin e 32 pronave të Ylli Ndroqit me një emër tjetër, se nuk justifikon 3 milion euro. Ju inkurajoj, por besoj që Ylli mund të jetë bryma e fundit e kavallit që ka vënë dorë mbi taksat. Sa Yje të tjera ka ky vend. A ka marrë ndonjë nismë SPAK, me dy çuna e të presin Murrizi e ti thonë ku jeton, ke 3 muaj kohë të justifikosh këtë që ke 7 hale për macet.

Në 87-91 keni qenë hetues. Nga Gazi jeni stigmatizuar për të kaluarën tuaj kur jo pak kanë qenë dhe bashkëpuntorë sigurimi në KLP, KLGJ e Magjistraturë. Dua të shuaj një kureshtje, a keni qenë kandidat për deputet në 31 mars 1991?” tha Murrizi.

Ndërsa Kraja tha se ai do të bëjë gjithçka që deri sa të mbarojë mandati i tij do të bëjë gjithçka që institucioni të jetë produktiv.

“Pjesë e punës sime ka qenë vënia sa më shumë në dispozicion. Kam bërë komunikime të vazhdueshme, qoftë dhe asistencë të ngritjes së një institucioni. Fakti që është mandate 3 vjet është kushtetues. Brenda këtij mandate besoj do i bëj të gjitha, dhe institucioni më pas të bëhet produktiv.

Për Gaz Bardhin, prokurori apo unë s’kam bërë asnjë koment apo debat në media. Unë i përgjigjem atij që më sjell kërkesë zyrtare. Ju mund të na drejtoheni dhe ne ju kthejmë përgjigje. Edhe një personi të thjesht jam i detyruar të kthej përgjigje.

Unë do them shkurt për krimet zgjehdore, SPAK është e përfshirë vetëm për korrupsionin aktiv e pasiv në zgjedhje. Kemi nisur mbi 50 procedime penale, kur të ketë rezultate do i japim.

Sa për hetimet pasurore, SPAK është strukturë ligjore, nuk mund të dalë në rrugë e ti kërkoj dikujt sa e ke këtë shtëpi. Kemi filluar dhe hetimet pasurore për krimin e organizuar dhe pastramin e parave. Ato pak raste, nga pikëpamja e vlerës janë me shumë rëndësi. E kemi përparësi hetimin pasuror. Në çdo rast që marrim informacion, do jetë objekt i ligjit.

Kam qenë hetues, është e deklaruar. I jam nënshtruar kontrolleve e veritifimeve, kam marrë vendimin që mund të vazhdoj,” tha Kraja ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img