Tirana
light intensity drizzle
8 ° C
8 °
8 °
87 %
1kmh
90 %
Die
15 °
Hën
14 °
Mar
13 °
Mër
16 °
Enj
14 °
E diel, 18 Prill, 2021
spot_img

Sa mund t’ju zgjasë stresi? Kontrollorja e Rinasit nxjerr mesazhin për rrogën : Stresi sa vjen e po na shtohet, kjo është shuma që mu derdh në llogari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kontrollorja në aeroportin e Rinasit Flora Ndreca, një nga personat e parë që firmosën formularin për paaftësinë e përkohshme për shkak se ishte e stresuar.

Ajo u pyet në emisionin “Opinion” se sa mund t’u zgjasë stresi kontrollorëve, teksa u shpreh se me këto që po ndodhin gjatë ditës së sotme, stresi vetëm po rritet.

Ndreca ka treguar edhe mesazhin që i ka ardhur nga banka, ku tregon se i janë derdhur në llogari 1 milion e 560 mijë lekë, dhe jo 2490 dollarë siç u pretendua nga kryeministri Rama dhe ministrja Balluku.

Flora Ndreca: Unë jam trajnuar në Akademinë e Aviacionit në Angli. Greva për ne është e ndaluar, po bëjmë paaftësi të përkohëshme, pasi jemi të stresuar.

Blendi Fevziu: Sa mund t’ju zgjasi stresi?

Flora Ndreca: Në këto momente, neve stresi po na shtohet. Unë i bëj thirrjet opinionit publik, ne nuk jemi të politizuar. Dje, 5 nga stafi ynë ishim të stresuar dhe pa gjumë, nuk u ndjemë mirë dhe vendosëm që të plotësonim formularin që ishim të paaftë të punonim përkohësisht. Ne nisemi për në shtëpi dhe marrim një telefonatë ku na thonë “kthehuni”. Ne kthehemi dhe përballemi me zgjidhjen e kontratës së punës. Personalisht refuzova ta firmos pasi nuk mu dha një arsye.
Mua sot më ka kaluar rroga dhe është 1 milion e 560 mijë lekë, nuk është ajo që thuhet.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

2 KOMENTET

  1. Methoda policore dhe arrogante te nje rregjimi diktatorial! Rama e nxori perfundimisht fytyren e poshter te pa skrupull!!
    Trajtim çnjerezor, skllaveri! As ne diktature nuk kemi duruar kete trajtim!
    Kurajo, nuk ka per te vazhduar gjate me kete methode, DITET I KA TE NUMERUARA!!

  2. Methoda policore dhe arrogante te nje rregjimi diktatorial! Rama e nxori perfundimisht fytyren e poshter te pa skrupull!!
    Trajtim çnjerezor, skllaveri! As ne diktature nuk kemi duruar kete trajtim!
    Kurajo, nuk ka per te vazhduar gjate me kete methode, DITET I KA TE NUMERUARA!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img