Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Sa minuta zgjati?”, Rama bëhet vonë, gazetari ‘i kërkon leje’: Ta mbyll 1 sekondë emisionin këtu te kamera? (BATUTAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në emisionin “me pak fjalë” në Euronews, teksa në fund të intervistës u pyet për marrëdhëniet ekonomike me Kosovën dhe votën e emigrantëve.

Në fund të bisedës kur gazetari Sejamini e falenderoi për pjesëmarrjen, Rama e pyeti se sa minuta zgjati dhe a e kaluan kohën e caktuar, por fatmirësisht jo.

Moderatori u ndje pak në siklet pasi kryeministri dukej sikur ishte bërë vonë, dhe “i kërkoi leje” pak sekonda për ta mbyllur emisionin dhe për të thënë fjalën përshëndetëse.

Sejamini: Kryeministër faleminderit për kohën tuaj.

Rama: Jam kurioz, sa minuta zgjati?

Sejamini: 53 minuta.

Rama: I sigurt që s’e kemi kaluar?!

Sejamini: Po e sigurt, nuk e kaluam.

Rama: Faleminderit!

Sejamini: Më fal të them diçka vetëm një sekondë këtu te kamera?

Rama: A mirë.

Kryeministri Edi Rama mesa duket së fundmi është bërë tepër i përpiktë lidhur me kohën që është i pranishëm në emisionin. Herën e fundit në Abcnews kreu i PS kur pa se kishte kaluar limiti i kohës së premtuar, tha se gazetarët e përdorin ata për reklama dhe vijojnë të shtyjnë emisionin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img