Sa më shpejt ta deklaroni, aq më pak do tatoheni, Denaj tregon si do të funksionojë amnistia fiskale

Publikuar tek: ekonomi, më 21:14 07-07-2020 Sa më shpejt ta deklaroni, aq më pak do tatoheni, Denaj tregon si do të funksionojë amnistia fiskale Ministria e Financave

Amnistia fiskale, apo legalizimi i pasurive të padeklaruara të vendosura gjatë 30 viteve të fundit, tashmë është hartuar në një projektligj që së shpejti do t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Aktualisht është në fazën e konsultimit, ndaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka zhvilluar sot takim me anëtarët e Këshillit Tatimor, përfaqësues të  Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatën e Bankave, diskutuam mbi projektligjin në parim dhe mbi detajet e tij teknike.

Amnistia fiskale do të zgjasë një vit, dhe pasuria do të tatohet në varësi të kohës së deklarimit, e cila është e ndarë në tre 4 mujorësh.

Sipas ministres Denaj:

Deklarimi vullnetar i pasurisë informale të krijuar në 30 vite do të zgjasë një vit, kundrejt një tatimi të posacem në varësi të kohës së deklarimit:

4 mujori i parë - 5% tatim

4 mujori i dytë - 7% tatim

4 mujori i tretë - 10% tatim.

Denaj thotë se përjashtohen nga kjo ammisti të gjithë subjektet, të cilët mbartin apo kanë mbartur detyrim për deklarim të pasurisë (zyrtarë  politikë) apo subjekte të perfshira në veprimtari kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010712862014771
array(1) { ["section"]=> string(105) "sa-me-shpejt-ta-deklaroni-aq-me-pak-do-tatoheni-denaj-tregon-si-do-te-funksionoje-amnistia-fiskale-213173" }