Hapësire reklamuese

Showbiz

Sa me Bashën sa me Agronin, Stresi shpreh mbështetje publikisht për Shehajn

Shkruar nga Newsbomb

E Kur bie fjala për Partinë Demokratike, Stresi është një ndër mbështetësit më të “flakët” dhe të “çmendur”.

Gjatë fushates për zgjedhjet e 25 prillit, reperi edhe pse ndodhet në arrati nuk ka nguruar të shprehë mbështetje pëmes rrjeteve sociale për kandidatin, Lulzim Basha.

Mirëpo, tani që Basha humbi mesa duket edhe Stresi ka ndruar krah. Së fundmi,  ai nuk ka nguruar që të shprehë mbështetje publikisht për kandidatin për Kryetari të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Në një nga postimet e Shehajt, Stresi ka komentuar: Të priftë e mbara. Prej disa ditësh Agron Shehaj po vijon fushatën nëpër Shqipëri duke kërkuar vota për të fituar përballë kandidatëve Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll