Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi konfirmoi pak kohë më parë se kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Mirëpo disa ndjekës, të cilët duhet thënë se nuk janë të paktë, kanë dyshime mbi vetë ekzistencën e këtij virusi.
Adelina publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyet sesa lekë ka marrë shpërblim.a “Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja.
Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorante si ti ka sa të duash.” Adelina e publikoi mesazhin në InstaStory.