Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Sa larg duhet të shkojë mbështetja për Ukrainën? Rama: Si anëtarë të NATO-s, nuk mund të marrim vendime të rënda, ato u takojnë “të mëdhenjve”

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Shqipëria, një vend anëtar i aleancës ushtarake të NATO-s, nuk mund të marrë vendime të rënda në lidhje me luftën në Ukrainë, sepse ato në fakt u takojnë shteteve më të fuqishme, liderët e të cilëve ai i quajti “big gays”.

Këtë koment Rama e ka bërë në Institutin Mbretëror ChatHam House, në Londër, në një bashkëbisedim të gjatë për realitetin e ri dhe krizën e emigrantëve, siç thuhet në mediat britanike, por jo vetëm.

– Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Sa larg duhet të shkojë kjo organizatë në mbështetje të Ukrainës?

Edi Rama: Gjeja më e mirë që të kesh kryeministri shqiptar në NATO është se nuk detyrohesh të ndërmarrësh vendime të rënda. Eshtë një gjë për “big gays”. Ajo që unë kuptoj është se nuk ka një mënyrë tjetër apo zgjidhje tjetër. Kemi qenë në një situatë që nuk e zgjodhëm ne dhe ukranasit nuk e provokuan. Ky ishte një agresion. Kjo është një luftë e vërtetë, e nxehtë në dyert e Evropës.

Duhet të bëjmë atë që duhet. Tani sesa gjatë, apo sa shumë këta “big gays” do të jenë të mundur të mbajnë, apo të shtyjnë, ky është një parashikim që nuk mund ta bëj unë. Por ajo që di dhe mund të them është se edhe nëse ‘big gays” nuk do të shtyjnë deri në fund për të fituar këtë luftë atëherë bota do të jetë totalisht e ndryshme.

Më shumë