Nga Luela Myftari
NJË BALLO NË BUDAPEST
Kontesha Geraldina Appony, ajo që në vendin e vet njihej si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, erdhi për herë të parë në Shqipëri, më 30 dhjetor 1937. Kishte marrë një ftesë nga motrat e mbretit Zog, mbretit të shqiptarëve. Monarkut i kishin folur për të dhe bukurinë e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest dhe mbreti i mahnitur sapo kishte dëgjuar për Trëndafilin e Bardhë, kishte kërkuar ta shihte. Por, atë mbrëmje mondane, konteshën ia kishin prezantuar vetëm përmes një fotografie.
Thonë se ishte sekretari i Zogut, Jak Koçi dhe i dërguari hollandez që e stisën këtë njohje të parë, në dukje virtuale, një njohje që do ta merrnin përsipër ta zhvillonin vetë motrat e mbretit të shqiptarëve. Ato i dërgojnë një ftesë konteshës Geraldina Appony në fund të vitit 1937 dhe Trëndafili i Bardhë zbret në tokën shqiptare më 30 dhjetor.
Atë ditë do të takohet me Mbretin Zog I dhe të vetmet fjalë që kanë mbetur si kujtime prej asaj dite janë të publikuar në një biografi të Gëen Robyns “Geraldine of the Albanians”.
“Më dridheshin këmbët dhe nuk shikoja asgjë. Isha jashtë mase e frikësuar. Dhoma ishte aq e gjatë sa dukej e pafund dhe unë doja vetëm të zhdukesha. Befas, u gjenda ballë për ballë me një fytyrë të hijshme, një burrë i gjatë, pa të meta, i veshur me uniformën e bardhë të kolonelit të përgjithshëm të ushtrisë. Ishin pikërisht sytë që i vura re të parët…”, mes shumë kujtimesh e intervistash këto kanë qenë mbresat e para të Geraldina De Nagy Appony, bashkëshortes së Ahmet Zogut, përpara se të vinte kurorë. Këto ia rrëfeu të vetmes mike që iu gjend pranë e më pas shkroi biografinë e saj.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…