Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
58 %
3.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Sa kohë do t’i mbrojë vaksina njerëzit? Mjekët në alarm: Çdo vit do të ndodhë e njëjta gjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekët e shqetësuar kanë ngritur alarmin se virusi i Covid-19 mund të përfundojë si grip, i cili do të kërkojë një vaksinë të re çdo vit, pasi virusi do të pësojë mutacione edhe pse imuniteti nga vaksina do të arrihet.

Megjithëse provat fillestare sugjerojnë se imuniteti nga vaksinimi kundër koronavirusit ofron mbrojtje afatgjatë, prodhuesit e vaksinave kanë filluar të testojnë versionet e vaksinave të tyre që të mbrojnë nga mutacionet që pëson koronavirusi.

Kjo përfshin versionin B.1.351 i parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili mbart një mutacion që, në eksperimentet laboratorike, duket se e lejon atë të shmangë pak përgjigjen imune të njeriut.

Një raport i publikuar nga prodhuesi I vaksinave Pfizer tregon se njerëzit në Afrikën e Jugut të cilët morën vaksinën kundër covid-19 pasi B.1.351 u bë virusi dominues në qarkullim ishin ende të mbrojtur.

Shkencëtari, Ian Haydon I cili ndihmoi në testimin e vaksinës së koronavirusit të Modernës vitin e kaluar tha se tani është duke u marrë me testimin e versionit të rregulluar të asaj vaksine për të luftuar variantet e reja të cilat ashtu si dhe dihet deri më tani janë më ngjitëse.

“Një vit më parë provova vaksinën Moderna për të parë nëse ishte e sigurt. Tani, në përvjetorin tim të vaksinës COVID, jam i lumtur të ndaj që porsa kam marrë një dozë të tretë. Ky eksperiment përforcues do të zbulojë nëse vaksinat e adaptuara rritin imunitetin dhe nëse ato janë të sigurta,” tha Haydon.

Një raport i publikuar muajin e kaluar nga Pfizer sugjeron se njerëzin që marrin të dyja dozat e vaksinës mbajnë imunitetin e fortë për të paktën gjashtë muaj. Por, sipas ekspertëve kjo nuk do të thotë  se ata persona nuk kanë më imunitet pasi kanë kaluar kohën e caktuar.

Sipas ekspertit imuniteti I tyre ka mundësi që të zgjatë edhe për një vit. “Nuk do të çuditesha nëse do të mësonim një vit nga tani që këto vaksina janë ende duke prodhuar një përgjigje të fortë imune”, tha Hensley për CNN.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img