Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“Sa herë denonconte LSI, dilte Basha live”, Kryemadhi: Paratë e inceneratorëve janë përdorur për të blerë vota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për dosjen e inceneratorëve, duke thënë se paratë janë përdorur për blerjen e votave në fushatë elektorale.

Kryemadhi u shpreh në një intervistë në “Faxnews” se LSI ka qenë e para që ka denoncuar inceneratorët, duke shtuar se sa herë kjo parti dilte në koferencë për shtyp për këtë çështje, kreu i PD Lulzim Basha dilte gjithashtu në koferencë për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.  

Kryemadhi: Sa herë ta kapësh dosjen e inceneratorëve aq më shumë gjera dalin, ne e kemi plotësuar herë pas here. Kompania e ujësjellësit në Fier kishin përfituar para nga AZHBR. Janë prerë fatura fiktive për kompani fiktive. Paratë e inceneratorëve janë përdorur në blerjen e votave në fushatë elektorale. LSI ka qenë kundër që me ministrin Manjani. Inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, SPAKU mund t’i zbardhë shumë mirë se aty ka ndodhur dicka dhe ka persona që kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme, por ka edhe persona që kanë marrë paratë për punën e bërë.

Sapo LSI dilte ne konferencë shypi për inceneratorët, dilte konferencë live edhe Lulzim Basha për të larguar vëmendjen. Këto para janë tërhequr në fushatën zgjedhore dhe kryesisht në qarkun e Durrësit, aty ku iu hoq mandati Elona Gurit për 55 vota dhe iu dha Edi Ramës. Komisioni Hetimor është një institucion që shrëben për të verifikuar dhe për të bërë prova, nuk mund të promovohet me urdhër mediatik apo politik.

Më shumë




spot_img








spot_img