Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sa fiton DUA LIPA? Nga nëntori 2021 deri në prill, llogaritet 47 milionë euro të ardhura, tani pritet vetëm "Sunny Hill Festival"

Shkruar nga Newsbomb
Sa fiton DUA LIPA? Nga nëntori 2021 deri në prill, llogaritet 47

Komuniteti shqiptar, këtej dhe matanë kufirit, u përfshi nga debatet e ethshme për Sunny Hill Festival që organizohet nga babai I këngëtares Dua Lipa.

Më në fund, të gjitha palët gjetën paqe dhe Dua do ta organizojë festivalin dhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Por sa fiton Dua Lipa nga koncertet? Sipas tabelës së Billboard, botuar nga revista Monitor, Dua Lipa siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në vendin e 12-të.

Këto të ardhura u gjeneruan nga 39 shfaqje me 511 mijë pjesmarrës. Fitimi mesatar për një shfaqje llogaritet 1.2 milionë dollar. Sipas revistës Monitor, Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për një natë me një cmim mesatar 92 dollarë. Sunny Hill Festival do të zhvillohet për tre ditë me radhë në fillim të gushtit në Prishtinë dhe në fund të atij muaji në Tiranë.

Si festival ka marrë një shtrirje ndërkombëtare dhe ka shumë të rinj që ndjekin koncertet e Duas, duke e kthyer këtë edhe në një mundësi të madh për turizmin. Meqë u krijua konfuzion për vendin se ku do të mbahet festivali, vetëm tani do të fillojë puna nga organizimi për shitjen e biletave në të dy kryeqytetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese