Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Sa doli nga burgu, vëllai i Arben ISARAJT sherr me armë me djemtë e BIZNESMENIT të njohur në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Sherr me armë, në zonën e të pasurve në Tiranë.

Disa muaj më parë Drejtori i Transportit Rrugor Arben Isaraj dhe dorëheqjen. Ky vendim erdhi pas arrestimit të të vëllait Altin Isaraj, i cili u kap me armë pa leje dhe me lëndë narkotike në makinë.

Por Altin Isaraj doli nga burgu disa javë më parë me “arrest shtëpie” ndërsa sot theu masën e sigurisë. Ai u arrestua sërish mëngjesin e sotëm pasi qytetarët kanë njoftuar për të shtëna armësh nga një makinë.

Policia dha vetëm inicialet A.I., por newsbomb.al ka mundur të mësojë dinamikën e kësaj ngjarjeje ku janë përfshirë disa persona.

Newsbomb.al mëson se sherri ka nisur në zonën e të pasurve në Tiranë. Të përfshirë kanë qenë pikërisht vëllai i ish-drejtorit të Patentave, Altin Isaraj si dhe djemtë e biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, Edision Elezaj 27 vjeç dhe R.E, 15 vjeç.

Altin Isaraj dhe dy djemtë e biznesmenit të ujit ‘LAJTHIZA’, Edison Elezaj dhe R.E., janë zënë në një makinë tip ‘Bentley’ me targa AA001.

Në sherr e sipër, Isaraj ka qëlluar me armë në ajër nga makina.

Arsyeja e këtij sherri nuk bëhet ende me dije ndërsa policia është shumë heremetike në dhënien e informacioneve.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar në polici për të shtënat me armë dhe më pas uniformat blu kanë arrestuar më rrugën e Rezervave të Shtetit Altin Isarajn dhe dy vëllezërit, djemtë e biznesmenit Elezaj.

Newsbomb.al mëson se Altin Isaraj dhe Edison Elezaj, pra djali i biznesmenit të ‘Lajthizës’, janë të dy me precedentë të mëparshëm dhe janë arrestuar edhe më herët nga policia.

NJOFTIMI QË DHA POLICIA PËR NGJARJEN E NDODHUR SOT:

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

(Arma e sekuestruar)

56811475_2233549913528207_4413092339887636480_n.jpg

 


Më shumë