Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Sa dola nga Ushtaraku', përlotet aktivistja e dhunuar nga policët: Kam djegie, ishalla s'kam hemoragji të brendshme (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
'Sa dola nga Ushtaraku', përlotet aktivistja e dhunuar nga
Ina Kurti

Mes qytetarëve që u morën me forcë e dhunë nga policia sot në Sheshin Skëndërbej, është edhe aktivistja Ina Kurti, cila kishte dalë të protestonte si për masat ndaj Covid dhe për Teatrin Kombëtar.

Përmes një video të shpërndarë në faqen e saj në facebook, ajo thotë se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mes lotësh ajo thotë se nuk ndihet mirë, ka dhimbje koke dhe djegie, dhe shpreson të mos ketë hemorragji të brendshme.

"Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet (përlotet). Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe. Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Mos u shqetësoni, faleminderit. ”- thotë Ina Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll