Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Sa dola nga kafja, dy persona me motor erdhën dhe më qëlluan”, zbardhet dëshmia e ish-kryetarit të PS, Nikolin Huba niset drejt Traumës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nikolin Huba, personi që shikoni dhe në foto, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Ai ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Në dëshminë paraprake para grupit të hetuesve, Nikolin Huba ka thënë se sapo ka dalë nga një kafene në zonë, i janë afruar dy persona me motor, me skafandara në kokë, dhe e kanë qëlluar paparalajmërim. 54 vjeçari thotë se nuk ka konflikte.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, është shprehur ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës.

Pas operacionit në këmbë, Nikolin Huba mësohet se është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Dyshimet e para i kanë çuar hetuesit te pista e drogës. Duke qenë se Huba është qëlluar në këmbë, plumbat mund të konsiderohen si mesazh për të.

Kohët e fundit Policia ka zhvilluar disa operacione antidrogë në zonën e Vaut të Dejës, ku janë asgjësuar rrënjë kanabisi dhe ka pasur persona të arrestuar. Pista kryesore e Policisë është se kultivuesit kanë dyshuar se 54 vjeçari mund të ketë dhënë informacion, duke i dhënë një mesazh përmes kësaj plagosjeje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img