Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

S’përmbahet Ralf GJONI nga foltorja e Parlamentit: E keni kthyer Kushtetutën si PROSTITUTAT e Amsterdamit (IRONIA PËR VASILIN)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a353f98b83a817e266cfad53cd6bb982

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni nuk është përmbajtur në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit.

Ai ka kërkuar nga mazhoranca që të votojë pro nderyshimit të sistemit zgjedhor, pasi siç thotë ai, socialistët e ndershëm nuk kanë frikë nga listat e hapura.

“E keni kthyer Kushtetutën si ato prostitutat e Amsterdamit”, i është drejtuar Gjoni mazhorancës, ndërsa nuk ka lënë pa thumbuar edhe Petrit Vasilin, për të cilin thotë se duket si nuse fshati që rri i veshur me tantellë ët bardhë dhe nuk flet asnjë fjalë për reformën zgjedhore.

“E keni kthyer Kushtetutën si ato prostitutat e Amsterdamit. Po kërkojmë dicka thelbësore në emër të të gjithë shqiptarëve. Ju Gramoz Ruci keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj. Ka frikë Ulsi Manja, Pandeli Majko? Nuk kanë frikë. Elisa Spiropali nuk ka frikë nga listat e hapura. Ka shumë socialiostë na e pohojnë që janë pro ndryshimit të sistemit dhe janë të gatshëm të garojnë që nesër me këtë sistem të ri. Sali Berisha dhe Edi Rama gatuan 2008-ën. Vota jonë nuk do jetë pro asnjë palo-reforme.

Që PD është në krevat me PS-në është e dukshme. Ndërsa këta të LSI-së nuk i kuptoj prej 2017. Kanë dërguar Petrit Vasilin që duket si nuse fshati në kohët e moçme, që rri atje i veshur me tantellë të bardhë, ul sytë, ka qepur edhe gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë. Më i fortë është Rudina Hajdari se Tit Vasili. I kam kërkuar Hajdarit, nëse ata vazhdojnë luajnë lojëra, prania jonë në Këshill duhet të vihet në diskutim. Do të diskreditojmë çdo lapanjoz që do votojë palo reformat e tyre”, tha ndër të tjera Gjoni.

Më shumë

spot_img