Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

S’përmbahet Myslim Murrizi: Nuk ka bibilush të më bëj presion mua, nga Rama deri te i fundit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

9958077f1b100e5399a5fb3c3b523047

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se atij nuk mund t’i bëjë askush presion për të votuar në Kuvend Reformën Zgjedhore.

“Nuk ka bilbilush të këtyre ferrave poshtë tavolinës që mund ti bëjë presion Myslim Murrizit, merre nga të duash nga i pari i qeverisë. Të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe me Ambasadoren amerikane dhe Sorecën. Nuk kam çmim unë.Kush ka qejf të përdoret, të bëhet ndaç njëpërdorimësh, ndaç shumëpërdorimësh”, tha Murrizi në RTV Ora.

Ndërkohë, deputeti nuk përjashtoi as mundëisnë që nga deputetët opozitarë të ketë rrjedhje votash.

“Grupi parlamentar Demokrat që drejtoj unë ka 11 deputetë, 11 ka dhe grupi që drejtohet nga Stojku, 9 deputetë ka grupi i Musait. Janë 31. Unë kam deklaruar me sinqeritet që nuk jam as kapoja dhe as tutori i deputetëve të opozitës në Kuvend. Trafikimi në Kuvend nuk është risi e këtij mandati, me vota të trafikuara është zgjedhur një President në Shqipëri. 17 deputetë aty kanë ardhur nga LSI.Mbase kanë kujtuar që janë në koalicion me ta dhe kanë votuar ligjet e Ramës, ka vazhduar inercia, nuk e di”, shtoi ai.

Më shumë

spot_img