S’kishin vendosur maskë, gjobiten 659 qytetarë, e pësojnë dhe 11 të tjerë që lëviznin pas orës 22:00. Dy biznese gjobitet me 10 mln lekë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 26-11-2020 S’kishin vendosur maskë, gjobiten 659 qytetarë, e pësojnë dhe 11 të tjerë që lëviznin pas orës 22:00. Dy  biznese gjobitet me 10 mln lekë (VIDEO)

Policia vijon me ndëshkimet për qytetarët që shkelin masat anti-Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë, si dhe janë gjobitur me masën administrative 10.000 lekë edhe 11 qytetarë të cilët po lëviznin pas orës 22:00 pa asnjë arsye të domosdoshme.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid.

Nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 659 qytetarë.

Masë administrative edhe për 2 subjekte që nuk respektuan masat anticovid.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 11 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 11 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një vit nga tërmeti tragjik, Meta: Është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje
Operacioni anti-drogë në Elbasan, policia jep DETAJE: Mbi 4 kg heroinë dhe një sasi kanabisi u kapën në fugonin me dru, arrestohet shoferi dhe disa të dyshuar (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012714862823486
array(1) { ["section"]=> string(146) "s-kishin-vendosur-maske-gjobiten-659-qytetare-e-pesojne-dhe-11-te-tjere-qe-leviznin-pas-ores-22-00-dy-biznese-gjobitet-me-10-mln-leke-video-229203" }