Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

‘S’ke forcë vetëm’, Bylykbashi fton ‘LIVE’ në studio kreun e Bindjes t’i bashkohet PD-së, Patozi: S’kam punë me ju, nuk futem në sqetullën e Bashës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

62ca2c154ff09baa703d5bef0e69bb99

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka ftuar “live” në studion e “Open” kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, që t’i bashkohet partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Kjo për arsyen se sipas tij, Patozi me partinë që përfaqëson nuk ka fuqi të bëjë ndryshimin i vetëm. Patozi e ka refuzuar duke i thënë se nuk ka punë me ta dhe nuk pranon të futet në sqetullën e Bashës.

Patozi: Kjo është një “deja vu” politike.

Bylykbashi: Ne jemi koalicion i madh kundër Ramës.

Patozi: Dhe unë kundër Ramës jam.

Bylykbashi: Nuk e di sa do ndikosh në këtë ndryshim të madh që thua, nuk besoj se ke aq forcë. Je i ftuar të na bashkohesh ne.

Patozi: Pse duhet t’ju bashkohem juve?

Bylykbashi: Mund ta provosh.

Patozi: Ju thoni hajdeni futu në sqetullën e Bashës. Nuk kam asnjë punë me ju jam kundër Edi Ramës.

Bylykbashi: Nuk po të detyroj. Vendimi është i yti jo i joni. Nuk jam këtu që të bëj debat me ju.

Patozi: Oerd nuk më impresionon. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që të bashkëpunoj ndonjëherë me PS-në, ndërsa zotëria që kam përballë ka pasur, bashkëpunim dhe flirte madje, kanë bërë marrëveshje të pista.

Më shumë

spot_img
spot_img