Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

‘S’ka thika e harta në Shtëpinë e Bardhë, ata që folën kështu të kërkojnë falje’! Thaçi flet pas marrëveshjes dhe i shpreh mirënjohje SHBA-ve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3503d1669bc2706f2fcfa4929e8840a7

“U pa që nuk ka pasur thika në Shtëpinë e bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të shtetit të Kosovës, por ka fuqizim”.

Është kjo deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi pas marrëveshjes së firmosur në shtëpinë e Bardhë.“Ata që kanë nxjerrë këto të rrejshme, i ftojë t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për injorancën e treguar. Ne mund të ecim përpara me filozofi politike shtetformuese, e jo me mentalilet tribal”, tha Presidenti.

Thaçi në fillim të fjalimit shprehu mirënjohje për ShBA, që sipas tij i ka qëndruar pranë Kosovës duke e mbështetur gjithmonë. Ai ka filluar me falenderimet nga presidenti Bushi deri tek Trump.  Thaçi zbuloi dhe një detaj nga biseda me Trump, i cili ishte shprehur se populli shqiptar është më i miri.

Thaçi deklaroi gjithashtu se me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë u tregua që të gjitha konspiracionet ishin të rrejshme e paragjykuese. Zhvillimi ekonomik, projektet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/EPDiJpOlAWE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img