Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘S’ka më qetësi’, Fevziu: Pritet publikimi i materialeve të rënda për disa politikanë

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Blendi Fevizu ishte dje i ftuar në forumet UET, në një bisedë me studentë dhe pedagogë për debatin e ditës dhe problematikat që përballet gazetaria sot.

Një gazetar mund të mos i dijë të gjitha gjërat, por një gazetar di dhe më shumë se çfarë thotë. Pak a shumë këtë mesazh përcolli Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të njohur në vend, drejtues i emisionit “Opinion” gjatë nje bisede me studentët dhe pedagogët e Uet, i ftuar në forumet UET.

Ai tha se dinte shumë gjëra që publiku dhe vetë politika nuk i di dhe se këto informacione do të trondisnin politikën dhe do të sillnin ndoshta stinën më të vështirë të saj me nisjen e Vetingut.

Fevziu mosi shkas nga rasti i kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilën e cilësoi vetëm një nga hallkat e zinxhirit që ligj politikën me krimin dhe për të cilën kryesisht agjencitë e huaja kanë shumë dosje të tjera të papublikuara.

“Në informacionet që kam unë  ëshë që hetimet që do lidhen me korrupsionin nuk do kenë ngjyrë politike, pra do shtrihen sa nga qeveria aktuale, aq edhe nga opozita, se kë parashikojnë se ku do shkojnë nuk di të të them”- u shpreh ai.

Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.

“Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetësh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad. Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcënues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit. Qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda”- tha ai.

Sipas drejtuesit të ‘Opinion” pritet që përgjimet dhe dosja ‘Habilaj-Tahiri’ të sjellë surpriza të reja dhe se disa gazetarë në vend kanë informacione me rëndësi të marra nga agjencitë ose politikanët e huaj.

“Ajo që më rezulton mua, është një problem që është bërë evident rreth një vit e gjysmë më parë, por që sidomos nga mesi i majit e këtej kanë qenë shumë aktivë, disa  po i quaj përfaqësues të institucioneve ligjvënëse, jo vetëm shërbimeve të inteligjencës, por edhe shërbimeve të ushtrisë edhe prokurorive të disa vendeve të BE, të cilët kanë një problem shqetësues që nuk kanë mendim të njëjtë me politikën. Pra nëse ministrat e jashtëm, politika e këtyre vendeve, ka një përqasje më të butë, shërbimet ose institucionet ligjvënëse kanë një qëndrim më radikal, të cilët mendojnë se krimi i organizuar po bëhët kërcënues në Shqipëri, dhe këtë gjë kanë tentuar ta thonë politikisht dhe kur nuk ka funksionuar politikisht kanë tentuar ta filtrojnë përmes mediave. Me informacionin tim, disa gazetarë të njohur në vend, dhe gazetarë kronike dhe analistë kanë pasur takime shumë interesante me përfaqësues ligjvënës të këtyre vendeve”.

Sipas moderatorit të një prej emisioneve më të ndjekur në vend,  “zyrtarët e huaj kanë ardhur kanë bërë dhe kërkime në Shqipëri dhe ata konsiderojnë që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje të fortë politike, që dy nga qytetet kryesore të Shqipërisë janë krejtësisht në kontrollin e bandave dhe që mbi të gjitha që kjo është shqetësuese, është fakti që krimi i organizuar është kthyer në një sfidë ndaj qytetarëve. Një person i njërës prej prokurorive federale të një prej vendeve të BE, më tha që po ka keq bërër që ne kemi ardhur dhe i kemi ndjekur këtu, jetojnë edhe në vendin tim, por atje udhëtojnë me metro, ose udhëtojnë me transportin public që mos bien në sy, kurse këtu ecin me makina nga 150.000-200.000 euro dhe i kishin fotografuar duke i nderuar polici rrugor”.

Duke u ndalur në Reformën e Drejtësisë, Fevziu tha se kjo reformë do të shtrihet si majtas ashtu dhe djathtas, duke nënkuptuar se të dy kampet politike do të preken nga ky proces.

“Po qarkullojnë një seri materialesh, një pjesë të të cilave janë shumë të rënda dhe serioze. A do publikohen të gjitha unë nuk e di, po t’i kisha patur do t’i kisha publikuar. Natyrisht ka shumë faktorë që i mbajnë por një gjë është e sigurtë, që stinë të qetë nuk do të kemi. A do mbetet tek problemet me krimin, a do mbetet tek lidhjet me kriminelët, a do mbetet tek problemet e korrupsionit, a do shkojë më tej? Por gjithësesi pritet të fillojë vetingu besoj brenda dy javësh, me informacionet që kam unë, edhe ajo do lëvizë diçka, pritet që të ketë një reagim ndaj krimit sepse presioni ndërkombëtar është shumë i fortë dhe shteti duhet të detyrohet të lëvizë, por nga ana tjetër pritet që një pjesë e njerëzve me pushtet që kanë lidhje të forta me krimin t’ju publikohen lidhjet”- paralajmëroi Fevziu.

Sa e rëndon situata aktuale qeverinë “Rama”, kur një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit hetohet për lidhje me krimin? Për Fevizun e rëndon shumë.

“Ky  është një rast unikal, ka ndodhur dhe në vitin 2001, por për arsye të tjera, që një mazhorancë që del me 74 mandate për të krijuar qeverinë duhet të ishte një qeveri shumë stabël. Dhe dy tre javët e para të shtatorit treguan që kishte një stabilitet që nuk pyeste për asgjë. Ndërkohë sot që flasim bashkë kemi një qeveri krejtësisht të paralizuar që mbetet peng duke parë portalet çdo mëngjes se çfarë do publikojnë dhe çfarë do nxjerrin. Nga një debat për zhvillimin e vendit dhe qeverisjen është zhvendosur në një debat për bandat dhe kriminelët. Ky është dështim. Ky natyrisht është produkt i një politike që zhvilluar në katër vite. Në gjykimin tim çdo qeveri synon ta qetësojë situatën dhe sot nuk besoj qe ndonjë nga ju mendon që është situatë e qetë. Kryeministri mund të shkojë për vizita zyrtare, ministrat mund të shkojnë në zyrë në mëngjes, por i kanë sytë nga prokuroria”, u shpreh Fevziu.

Në kuadrin personal gazetari i disa monografive që kanë shënuar shitje rekord, si ajo për Hoxhën dhe Zogun, zbuloi se po shkruan një libër për luftën e Kosovës dhe Hashim Thaçin, një libër që pritet të dalë në shtyp me UET-Press në fillim të vitit tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese