Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

S’ka më asnjë pengesë për Spitalin e Fierit, banorët firmosin marrëveshjen, Komisioni i Ligjeve voton për shpronësimin e tyre (Sipërfaqa)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1029978dd8900e4e674fc917f32ed26c

Banorët e tokave në Fier ku do të ndërtohet spitali i ri nga turqit dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve, kanë rënë dakord që punimet të fillojnë sa më shpejt. Dakordësia është arritur që shpronësimi të bëhet brenda 90 ditëve.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, deputetët kanë votuar aktin normativ për shpronësimin e banorëve të Mbrostarit dhe fillimit sa më shpejt të punimeve për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

Erlis Hereni, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, është shprehur se sipërfaqa totale ku do të ndërtohet spitali ëhstë 50 mijë m2.

“Agjencia mund të hyjë në negociata për sa i përket vlerës së shpronësimit. Janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku banorët lejojnë të fillojnë punimet për ndërtimin sa më shpejt të spitalit, dhe agjencia angazhohet të bëjë procedurat, duke mos hequr të drejtën e banorëve për t’iu drejtuar gjykatës.

Kemi dakordësi të plotë nga ana e banorëve dhe nuk kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga banorët, që kanë dakordësuar që shpronësimi i truallit të kryhet brenda 90 ditëve. Sipërfaqja totale e Spitalit të Fierit është rreth 50 mijë metra katror”, u shpreh Hereni.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img