Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

‘S’janë më të ndershëm se shqiptarët’, Rama: Sillni 40 gjermanë t’i çoj unë te hipoteka e Vlorës e t’i lë 40 ditë. Flasim prap pastaj… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

00d4171be5e1c8d68634fb31a0ed8692

Kryeministri Edi Rama thotë se as gjermanët, suedezët apo dhe italianët nuk janë më ndershëm se shqiptarët nga genet, por sipas tij fajin e kanë sistemet.

“Sillini 40 gjermanë t’i çoj unë të hipoteka e Vlorës dhe t’i lëmë 40 ditë dhe flasim prap si do jetë situata e tyre shpirtërore dhe si do jenë raportet e tyre me tundimet e profetit që i rezistoi 40 ditë…”, tha Rama në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, teksa shtoi “Duhet të bëjmë sistemet.”

Pjesë nga deklarata:

Nuk janë suedezët më të ndershëm se shqiptarët nga genet. Por nuk e konceptojnë dot si mund të paguash për të marrë shërbime për shkak se sistemi funksionon plotësisht dhe e bën komplet të pamundur ta imagjinosh. Nuk janë gjermanët më të ndershëm se shqiptarët genetikisht dhe të pakorruptueshëm.

Sillini 40 gjermanë ti cojë unë të hipoteka e Vlorës dhe t’i lëmë 40 ditë dhe flasim prap si do jetë situata e tyre shpirtërore dhe si do jenë raporttet e tyre me tudnimet e profetit që i rezistoi 40 ditë… Duhet të bëjmë sistemet.

Edhe hipoteka e Vlorës që është një ‘simbol”. Pse mbetet një problem dhe deri kur do mbetet? Jo sepse vlonjatët janë më të prirur për korrupsion se gjermanët, se italianët nuk diskutohet, por sepse nëse ne sot kemi hyrë në procesin e regjistrimit të pronave, pasi kemi bërë ligjin dhe nga ky proces do kemi sistemin që do t’i ketë të përcaktuara në hartën e vet dixhitale të gjitha pronat, atëherë do jetë e pamundur ta marrësh pronën e tjetrit ta hedhësh në det, e ta marrësh tjetrin ta bësh pronar në mes të detit.

Më shumë

spot_img