Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

S’iu bindën/ Vazhduan punën pas shkarkimit, Mynyr Koni padit kryetaren e KIZ-it dhe anëtarët e tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

7fcf5903897ae51310e07da915ffc651

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka kallëzuar penalisht kryetaren e KIZ-it pedagogen Majlinda Keta Keta dhe 5 anëtarët e tjerë, pasi kishin vazhduar punën për procesin zgjedhor në Universitete, në kundërshtim me aktin normativ përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Koni ka kallëzuar pedagogët Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti, si dhe administratorin Skerdi Dafa.

Kujtojmë se kallëzimi vjen disa ditë pasi Koni ka vendosur ti shkarkojë me arsyen se kanë shkelur në mënyrë flagrante rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT.

“Ka shkelur në mënyrë flagrante rregullorjen për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar”, thuhej në vendimin e UT për shkarkimin e pedagoges Majlinda Keta.

Kurse vetë Keta ka thënë se vendimi i UT për shkarkimin e saj është i pavlefshëm dhe se nuk është kompetencë e Rektorit Koni shkarkimi nga detyra, por i Senatit Akademik.

Më shumë

spot_img