Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“S’është e thënë ministër”, Malaj nuk fsheh dëshirën: Në qeverinë e re do më pëlqente të isha këshilltar ose drejtues i...

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri i Financave Arben Malaj

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, pavarësisht se refuzoi ftesat për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, nuk e fsheh dëshirën për të dhënë kontributin e tij për këdo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet.

 

Malaj, që mesa duket është “i lodhur” nga fushatat elektorale, tha se është i gatshëm të ofrojë eksperiencën për t’i ndihmuar qeverisë së ardhshme që të kapërcejë problemet ekonomike të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Ai tha në një intervistë në “News24” se do t’i pëlqente të ishte këshilltar, ose drejtues i ndonjë institucioni ekonomik, por jo detyrimisht ministër.

“Unë kontributin gjithmonë nuk e kam dhënë si individ, por si grup, si një ekip. Do të më pëlqente ose të isha këshilltar, ose të drejtoja një nga institucionet ekonomike, dhe jo vetëm të isha ministër”, u shpreh Malaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll