Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

‘S’do të lëshojmë pe, hoteleria s’ka qenë vatër infeksioni’, pronarët e hoteleve kërkojnë të fillojnë punën: Në rast shtrëngimi masash ne do…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8455691c1a77b3273dc650d46e1ce2f2

Dhoma e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që nga muaji prill të lejohet puna e sallave të dasmave, të cilat prej gati 1 viti qëndrojnë të mbyllura për shkak të pandemisë.

Ndërsa, kryetari i kësaj Dhome Hysen Sogojeva, ka thënë se puna do të bëhet duke i respektuar masat anti-Covid-19. Por nga ana tjeër ai ka paralajmëruar se do të zhvillojnëe protesta në rast të shtrëngimi masash nga qeveria.

“Sipas disa informatave kemi paralajmërime të shtrëngimit të masave. Kemi marrë vendim që të ju kundërvihemi. Nën një nuk do t’i respektojmë apo zbatojmë çfarë do mase që lidhet me shtrëngime që lidhen me COVID-19, ne nuk do ta respektojmë. Ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit”, ka deklaruar Sogojeva, në një konferencë për media.

“Reagimet që do t’i kemi do të jenë shumë të ashpra, duke filluar nga protestat dhe pa dëgjueshmëri totale. Nuk do të lëshojmë pe, është vërtetuar se hoteleria nuk kanë qenë vatër e infeksionit”, është shprehur Sogojeva.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img