Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

S’do jetë më deputet, shkrimi i ndjerë i djalit të Fatmir Xhindit: Dera e hapur nga babai im, sikurse nuk u mbyll kurrë, do jetë përherë e hapur!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f88cf88ce961d69da032d2aa7638cb3f

Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të vrarë Fatmir Xhindi, pas dy mandatesh nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në listat e dorëzuara dje në KQZ nga PS-ja, emri i Xhindit mungonte.

Përmes një shkrimi të ndjerë, pak më parë, ai shkruan se pavarësisht se nuk do të jetë deputet, dera e hapur nga babai i tij, sikurse nuk është mbyllur kurrë, do të vazhdojë të jetë përherë e hapur. Anduel Xhindi shkruan dhe për kohën kur hyri në politikë, pas vrasjes së të atit.

“Dera e hapur nga Fatmir Xhindi, ashtu sikurse nuk eshte mbyllur kurrë, do të vazhdoj të qendrojë përherë e hapur për gjithçka ju mendoni se mund t’ju jem pranë. Pjesmarrja ime në politikë erdhi në një moment jo fort të përshtatshëm dhe të dëshirueshëm, nisur prej rrethanave, por kjo në asnjë moment nuk zbehu dëshirën dhe gadishmërinë time për të qenë aty me ju dhe për ju.

Politika për mua nuk ishte mjet pë të arritur qëllimet, ishte dhe është rruga e ndershme që babai im nisi. Ishte dhe është ëndrra e tij e lënë përgjysëm dhe dëshira e vullneti i mirë imi dhe i familjes sime, që JU të mos mbeteshit kurrë vetëm e të kishit përherë një derë të hapur dhe një zë kudo ku ju keni menduar që nuk degjoheni”, shkruan ndër të tjera deputeti i PS.

Shkrimi i plotë i Anduel Xhindit

Të dashur qytetarë,

Së pari, ndjej të nevojshme të falenderoj gjithësecilin prej jush që nga Ngjeqari, Vloshi, Mbersi, Kurjani, Kumani, Luari, Suku1, Suku2, Vidhishta, Roskoveci, Jagodina, Suku, Arapaj, Strumi e Velmishi, FALEMINDERIT me përulje për çdo votë tuajën, për besimin, për kohët e bukura e të veshtira të kaluara sëbashku.

FALEMINDERIT çdo të majti e të djathti, çdo burri e gruaje, çdo nëne e gjyshi, çdo të riu e të reje, që besoi te unë për të qenë zëri i halleve tuaja.

U rrita me ju e kemi jetuar sëbashku hallet, gëzimet e hidhërimet e njëri-tjetrit, duke qenë gjithnjë të pranishëm në çdo moment e rrethanë. Kam pasur fatin të jem dhe do mbetem gjithnjë mbështetësi juaj më i madh. Dera e hapur nga Fatmir Xhindi, ashtu sikurse nuk eshte mbyllur kurrë, do të vazhdoj të qendrojë përherë e hapur për gjithçka ju mendoni se mund t’ju jem pranë. Pjesmarrja ime në politikë erdhi në një moment jo fort të përshtatshëm dhe të dëshirueshëm, nisur prej rrethanave, por kjo në asnjë moment nuk zbehu dëshirën dhe gadishmërinë time për të qenë aty me ju dhe për ju.

Politika për mua nuk ishte mjet pë të arritur qëllimet, ishte dhe është rruga e ndershme që babai im nisi. Ishte dhe është ëndrra e tij e lënë përgjysëm dhe dëshira e vullneti i mirë imi dhe i familjes sime, që JU të mos mbeteshit kurrë vetëm e të kishit përherë një derë të hapur dhe një zë kudo ku ju keni menduar që nuk degjoheni.

Partia Socialiste nuk është një individ, nuk jam unë, është më shumë se kaq, është ndjenjë, ideal dhe shpresë që e ardhmja e kërkuar nga brezat të mos jetë vetëm një enderr, por realitet i prekshëm. Partia Socialiste është vizion dhe mundësi, ku të gjithë mund të japim kontributin tonë kudo, në parlament, në terren, ne çdo skaj, brenda e jashtë vendit.

Falenderoj Partine Socialiste, kryetarin e saj Edi Rama, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, për besimin e dhënë. Falenderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve. Unë besoj tek Partia Socialiste! Juaji përherë,  Anduel Xhindi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img