Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

‘S’do bëhem kurrë pjesë e këtij pazari’, Hajdari i bie foltores me grusht: Mbajeni mend, unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe amaneti i tij do shkojë deri në fund

spot_img

Lajme të ngjashëm

d1bb2998512ff24970a134089476706e

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend ku ka vijuar akuzat për pazare mes palëve politike.

Ndërsa ka deklaruar se kurrë s’do të bëhet pjesë e këtyre pazareve të cilat i quan të shpifura, Hajdari i ka rënë folores me grusht ku theksoi se qytetarët të mos e harrojnë kurrë se ajo quhet Rudina Azem Hajdari.

“Ndryshimi i sitemit është kauza më me vlerë sot për sot. Do t’ju jap arsyet. 90% të ligjeve që kalojnë në këtë Kuvend. Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që pas vetes së tyre kanë biznesmenë.

Nuk bëhem kurrë pjesë e pazareve në këtë parlament. Politika është për të dhënë shpresë jo për pazare. Është për ti dhënë njerëzve sot që shqiptarët të jenë krenarë që janë shqiptarë.

Politika është ndryshe dhe ne sot duhet ta çojmë këtë gjë deri në fund. Duhet ta ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Në këtë parlament duhet të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarët dhe jo  biznesmenin. Duhet të mbarojë kjo mënyrë e shpifur që i shkelim syrin njëri tjetrit bëjmë akuzat njëri tjetrit dhe në darkë ulemi për të marrë koncension.

Kurrë s’do jem mashtruese, sdo bëhem pjesë e këtij pazari. Por shqiptarët do të ngrenë sytë dhe do ta shohin se unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe amaneti i tij do të shkojë deri në fund. Mos e harroni kurrë…”, tha Hajdari.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img