Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Rutte: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave, propozimi francez zgjidh ngërçin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Amsterdam me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se vendi i tij mbështet fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur deri këtu, ndërsa shtoi se Holanda mbështet propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë, e cila po mban peng dy vendet.

“Sigurisht ka qenë vetëm një kohë e shkurtër ku ishim bashkë në samitin e përbashkët në BE, i cili nuk ishte një takim i suksesshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë fort, për tu bërë pjesë e BE dhe Holanda e mbështet fort Shqipërinë. Por problemi këtu është Maqedonia e Veriut, për të cilën presidenca franceze ka dhënë një zgjidhje.

Ne mbështesim propozimin francez. Gjëja më e fundit që dimë është se qeveria po i hedh një shikim propozimit. BE në momentin që do të arrihet një kompromis nuk do ta lëmë vetëm Maqedoninë e Veriut. Ne do të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po kështu kjo mbështetje do të jetë për qeverinë e Edi Ramës e cila ka bërë një punë të mirë”, tha Rutte.

Më shumë


spot_img








spot_img