Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rusja e arrestuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit, avokati do përjashtimin e gjyqtares

Shkruar nga Newsbomb
Rusja e arrestuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkon zgjatjen

Svetlana Timofeeva, shtetësja ruse e arrestuar në Gramsh si pjesë e një grupi spiunazhi, do të dalë sot përsëri para Gjykatës së Elbasanit. Edhe pas disa muajsh në qeli, organi i akuzës kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit, për vazhdimin e hetimeve.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Timofeevës kërkon lirinë e klientes së tij, pasi sipas tij, të gjitha afatet e mbajtjes së saj në qeli kanë kaluar dhe në bazë të ligjit, shtetësja ruse duhet të ishte sot e lirë.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe sot do të mbahet seanca e radhës, ku do të vlerësohet kërkesa për zgjatjen e afateve të paraburgimit. Pikërisht, nisur nga ky vendim i marrë, avokati i Svetlana Timofeevas kërkon përjashtimin e gjyqtares.

Në kushtet kur Matilda Fetau është gjyqtare e çështjes dhe në të njëjtën kohë kryetare e Gjykatës së Elbasanit, kërkesa për përjashtimin e saj duhet të gjykohet në shkallën e dytë, në në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Në gusht të vitit 2022, dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një moment ata kanë tentuar që të futen brenda dhe u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.

Ato nuk u janë bindur urdhrave dhe njëri prej tyre, Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia dhe u hetuan e do të gjykohen si spiunë të shërbimit sekret rus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese