Hapësire reklamuese

Bota

“Rusia tha se do heqë trupat, por s’po shohim vepra”, Ursula von der Leyen skeptike: Ne shpresojmë për më të mirën, por jemi të përgatitur për më të keqen

Shkruar nga Newsbomb
“Rusia tha se do heqë trupat, por s’po shohim vepra”,

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se BE-ja do të jetë vigjilente derisa fjalët e Moskës të reflektohen me veprime në terren.

Ursula von der Leyen në një deklaratë tha "ne dëgjojmë pretendime nga Rusia për tërheqjen e trupave, por nuk kemi parë asnjë shenjë deri më tani të de-përshkallëzimit në terren".

"Përkundrazi, ne shohim se ndërtimi vazhdon," shton von der Leyen.

Komentet e saj janë bërë përpara një takimi me kryeministrin çek Petr Fiala. Shefja e BE-së thotë se beson se ka ende një rrugë drejt një zgjidhjeje diplomatike me Moskën.

“Ne shpresojmë për më të mirën, por jemi të përgatitur për më të keqen”, thotë ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu