Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raketë, duke shtaruar dëme në infrastrukturën civile, thanë zyrtarët rajonalë.
Nuk u raportua për viktima nga këto sulme në rajonet Sumi dhe Harkiv.
Sulmet u kryen në qytetet Shostka, Trostianets dhe Bilopil në Sumi, tha administrata ushtarake rajonale mëngjesin e sotëm, duke shtuar se është duke u bërë vlerësimi i dëmeve.
Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, forcat ruse përdorën dronë dhe një raketë S-300, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa banimi, por jo viktima, thanë kryetari Ihor Terekhov dhe guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Ukraina u ka kërkuar më shumë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO-s.
Një paketë prej 60 miliardë dollarësh ndihmë financiare, e cila do ta hapte rrugën për furnizim me armë në Ukrainë, është bllokuar tash e pesë muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha në fillim të kësaj jave se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj.
Ato do të përdorën për të blerë municion dhe raketa, tha administrata Biden.