Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Rusia shton Metën në listën e ekstremistëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar “Meta” kompaninë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, në regjistrin e saj të organizatave “ekstremiste”.

Lista tani përfshin mbi 100 kompani dhe organizata, duke përfshirë kompaninë mbajtëse shumëkombëshe amerikane “Meta Platforms Inc”.

Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor, bllokoi aksesin në Facebook  dhe Instagram në mars pasi Gjykata e Qarkut Tverskoy në Moskë e shpalli Metën fajtor për “veprimtari ekstremiste”. Vendimi i gjykatës nuk përfshinte mesazherin ËhatsApp të Metës.

Në përgjigje, presidenti i Meta-s për çështjet globale,  Nick Clegg, tha  në atë kohë se kompania po bënte “çdo gjë që mundemi për të rivendosur shërbimet tona”, por se “miliona rusë të zakonshëm” së shpejti “do ta gjejnë veten të shkëputur ky rrjet social.

Më shumë


spot_img









spot_img