Hapësire reklamuese

Bota

Rusia rekruton 35 mijë të burgosur për në luftë, mes tyre edhe kanibalë: U premtohet liria nëse mbijetojnë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia rekruton 35 mijë të burgosur për në luftë, mes

Presidenti Vladimir Putin, ka bërë rekrutimin e 35 mijë të burgosurve, përfshirë përdhunues, vrasës dhe shtatë kanibalë, të cilët janë dërguar në luftë në Ukrainë.

Rekrutët e rinj do të lirohen nga akuzat dhe të jetojnë të lirë nëse arrijnë të mbijetojnë luftës dhe fushëbetejave në Ukrainë.

Këtë javë, kreu i Ëagner, Yevgeny Prigozhin, nga ushtria private e Putinit, vizitoi ish-kampin e të burgosurve Gulag në lindje të Siberisë. Synimi është rekrutimi i sa më shumë të burgosurve nga institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit.

Nga informacionet e publikuara, dyshohet se Kremlini po i shfrytëzon të burgosurit pasi ku shumë prej tyre kanë humbur jetën sa kanë mbërritur në fushëbetejë.

Rekrutimi i të burgosurve për vepra shumë të rënda penale, po shihet si një dëshmi se Rusisë po i mungon personeli profesionistë ushtarakë.

Kujtojmë se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në pajisje luftarake, duke u detyruar të shpallë mobilizimin e pjesshëm ushtarak, si dhe duke përfshirë në radhët e ushtrisë persona me precedentë të rëndë kriminal.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.