Hapësire reklamuese

Bota

Rusia pranon ndryshimet kushtetuese, njeh emrin e ri të Maqedonisë

Shkruar nga Newsbomb
Vladimir Putin

Ndonëse fillimisht e kundërshtoi ashpër, Rusia ka ndryshuar vendimin e saj dhe ka pranuar emrin e ri të Maqedonisë së Veriut. 

Ambasada ruse në Shkup ka konfirmuar vendimin e marrë nga Ministria e Jashtme në Moskë, duke e pranuar me emrin e ri kushtetues, dhe se shtetin në vazhdim do ta njohë me emrin e ri.

Vendimi i Rusisë për njohjen e Maqedonisë me emrin e ri, vjen vetëm pesë muaj pasi deklaruan të kundërtën, raporton Telegraf, transmetonn Newsbomb.al 

Po ashtu, Rusia u përpoq të kundërshtonte edhe në OKB ndryshimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Këtë vendim Rusia e argumentonte se sillte pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në referendumin për emrin, si dhe kundërshtimin e opozitës maqedonase. 

Ndrërkaq, mbrëmë kryeministri Zoran Zaev ka pritur në takim ambasadorin rus Sergei Bazdnikin, i cili i dorëzoi kopje të notës së MPJ-së ruse, se Rusia ka pranuar Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues.

Ndryshimi i emrit, pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën për anëtarësimin në NATO. Ky ndryshim është ratifikuar nga disa shtete të botës.

ambasada-ruse-mk1.jpg

ambasada-ruse-mk.jpg

Dokumenti i MPJ-së ruse për pranimin e emrit të ri të Maqedonisë

 

Sondazh

Poll