Hapësire reklamuese

Bota

“Rusia po kryen genocid në Ukrainë”, Kremlini dënon deklaratën e Joe Biden: E papranueshme për një president!

Shkruar nga Newsbomb
“Rusia po kryen genocid në Ukrainë”, Kremlini dënon

Kremlini e ka quajtur "të papranueshëm" deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se Rusia po kryen genocid në Ukrainë.  Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se SHBA  ka prova të akteve të genocidit nga trupat ruse në territorin e Ukrainës.

Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën” genocid”, për të përshkruar krimet e luftës në qytetet ukrainase, siç ishte masakra në Bucha.

Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.

"Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara."

Sondazh

Poll