Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Rusia përgjigjet pas dëbimit të 8 anëtarëve nga Brukseli: Do të pezullojmë misionin në NATO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se Rusia do të pezullojë misionin e saj të përhershëm në NATO në përgjigje të dëbimit të tetë rusëve nga misioni në Aleancën e Atlantikut Verior.

Lavrov tha se pezullimi i nisionit të Moskës në NATO mund të hyjë në fuqi që nga data 1 nëntor.

Sipas tij, Rusia po pezullon gjithashtu aktivitetet e misionit ndërlidhës ushtarak të NATO-s në Moskë.

“Zyra e informacionit të NATO-s në Moskë, e cila u krijua në ambasadën belge për të shpjeguar rolin e politikave të NATO-s për publikun rus, gjithashtu do të përfundojë”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i NATO-s tha se tetë rusët që ata dëbuan ishin “oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”. Si rezultat i këtij veprimi Lavrov bëri të ditur kundërpërgjigjen nga ana e Moskës duke marrë vendimin për të mos qenë më pjesë e këtij misioni në NATO.

Sipa një deklarate të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, ky veprim erdhi ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u takua të hënën me kryeministrin e Gjeorgjisë dhe homologun e tij. Vizita është hapi i parë i një turneu tre-pjesësh për të siguruar aleatët dhe partnerët në angazhimin e Amerikës ndaj sovranitetit të tyre përballë agresionit rus.

Dëbimi i oficerëve Rusë ndodhi pas shqetësimeve të vazhdueshme në lidhje me vrasjet e dyshuara dhe veprimet e tjera agresive nga shërbimet spiune ruse.

“Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme,” tha zyrtari i NATO-s. “Ne kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img