Hapësire reklamuese

Bota

Rusia paralajmëron për provokime nga ana e Ukrainës, hedh akuza edhe mbi gazetarët e Perëndimit

Shkruar nga Newsbomb
Rusia paralajmëron për provokime nga ana e Ukrainës, hedh akuza

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor r, paralajmëroi se forcat ukrainase në qytetin e Kharkiv po përgatisnin një "provokim" në bashkëpunim me gazetarët perëndimorë, duke qëlluar me armë të rënda nga një zonë banimi me qëllim provokimin e një hakmarrjeje nga rusët, e cila do të filmohej dhe do të transmetohej në mediat ndëkombëtare.

“Në qytetin e Kharkiv-it, nacionalistët ukrainas po përgatisin një provokim me pjesëmarrjen e gazetarëve perëndimorë”, tha Konashenkov në një video konferencë.

"Sipas të dhënave të konfirmuara, në rrugën Zhylyardi, në një zonë banimi private, sisteme të shumta raketash janë vendosur midis shtëpive. Nacionalistët i kanë ndaluar banorët lokalë, përfshirë fëmijët, të largohen nga shtëpitë e tyre. Tani instalimet janë gati për të sulmuar njësitë e forcave të armatosura ruse të vendosura jashtë qytetit. Qëllimi i provokimit është kthimi i zjarrit nga artileria ruse në sektorin e banimit të Kharkiv. E gjithë kjo është planifikuar të filmohet në kamera me transferimin e mëpasshëm të xhirimeve te gazetarët perëndimorë" shtoi ai.

Kujtojmë se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me pretekstin se ushtria ukrainase po sulmonte zonat e banuara në Dontesk, ndërkohë që raketat ruse kanë vrarë më shumë se 2000 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese