Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Rusia nxjerr nga depot tanket e viteve 1950, i dërgon në Ukrainë

Lajme të ngjashëm

Një numër i madh tankesh që i përkasin viteve 1950 janë dërguar nga Rusia në fushëbetejë në Ukrainë. Vendimi për të dërguar mjete të epokës sovjetike shihet si një shenjë e fortë e mungesës së armatimeve.

Në video duket një tren që po transporton dhjetra tanke të modelit T-54 dhe T-55, nga depot ushtarake në lindjen e largët drejt Ukrainës.

Imazhet janë marrë nga Ekipi i Inteligjencës së Konfliktit (CIT), një grup i pavarur i inteligjencës ruse.

Grupi nuk zbuloi se si i kishte marrë fotografitë apo se ku ishin marrë ato. Kanale të tjera në media sociale më vonë publikuan pamjet video ku dallohet i njëjti tren.

CIT tha se të dhënat e transportit treguan se treni ishte nisur nga Arsenyev, qyteti në rajonin e largët lindor Primorsky.

Nuk është e qartë se cili është destinacioni i tankeve, apo nëse do të përdoren në luftë. Por fakti që ato janë nxjerrë nga magazinimi është marrë nga ekspertët si një konfirmim i mëtejshëm i një niveli të lartë mungese të automjeteve më moderne.

Raporti i Forcave të Armatosura të Ukrainës për humbjet e tankeve ruse ishte 3,557, deri të mërkurën. Oryx, një agjenci e inteligjencës thotë se ka numëruar rreth 1700 tanke të shkatërruara ruse.

Ekspertët në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike, një institut ushtarak britanik, tha në shkurt se kishte konfirmuar të njëjtin numër si Oryx, por se shifra e vërtetë mund të jetë midis 2,000 dhe 2,300.

Kjo do të thotë se Rusia ka humbur rreth gjysmën e tankeve T-72 dhe T-72 moderne dhe dy të tretat e T-80-ve të saj që përbënin flotën e saj aktive moderne të tankeve kur filloi lufta (IISS vlerësoi se Rusia kishte 2,927 tanke moderne në total dhe 1,200 tanke në depo, shumica e të cilave ishin T-72 dhe T-80, kur filloi lufta).

Më shumë