Hapësire reklamuese

Bota

Rusia nuk ndal hakmarrjen, dëbon punonjësit e ambasadës bullgare në Moskë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia nuk ndal hakmarrjen, dëbon punonjësit e ambasadës bullgare

Moska vijon hakmarrjen ndaj vendeve”jomiqësore”. Rusia ka dëbuar punonjësit e ambasadës bullgare, ndërsa lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme ruse.

“Atanas Krastin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzua një notë nga Ministria që shpallte punonjësit e Ambasadës Bullgare në Moskë si “persona non grata”. (e papranueshme),” thuhet në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të Bullgarisë të marrë në mars për të shpallur “non grata” 10 diplomatë të ambasadës ruse në Sofje.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.