Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rusia njoftoi shfaqjen e gripit të shpendëve, ish-drejtori i ISUV: Duhet të fillojmë gjurmimin e shpendëve të ngordhur, s’jemi të garantuar që s’do futet në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5dd68a34efea7582da050400710dbbcd

Profesor doktor Kristaq Berxholi, ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar, në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” ka folur për njoftimin e dhënë nga Rusia për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit.

Berxholi tha se virusi qarkullon prej vitit 2016 në Europë dhe nuk ka infektime me njerëz, por institucionet përgjegjëse në Shqipëri duhet të marrin masa që mos të gjenden të papërgatitur para një virusi të tillë.

Kjo për arsye se askush tek ne nuk është i sigurtë dhe nuk na garanton që nuk do të futet në vendin tonë.

“Që në vitin 2016 ky virus qarkullon në Europë dhe ka prekur shumë shpendë, përfshirë dhe shpendët e egër, por që nuk ka patur infektime në njerëz. Ndërsa Rusia lajmëroi për 7 persona të infektuar por që ndodhen në gjendje të mirë. Ky virus bën pjesë në influencën e viruseve të gripit që prekin edhe njerëzit, janë zoonotic të të njëjtës familje ose gjini, janë bashkuar duke krijuar këtë virus të ri, H5N8. Indeksi i këtij infeksioni është një nivel i lartë i vdekjeve tek kafshët. Po u futen në një kompleks shkaktojnë vdekje masive të shpendëve. Ky virus e ka origjinën nga Kina. Tani është periudha e lëvizjes së shpendëve migratorë, kalojnë edhe në vendin tonë. Duke qenë se ne kemi det dhe liqene, janë kushte të përshtatshme për të bërë foletë e tyre në këto zona. Askush nuk është i garantuar që nuk hyn virusi në vendin tonë. Ndaj duhet të fillojmë gjurmimin e shpendëve të ngordhur, kontrolle në zona përreth liqeneve, që mbajnë familjarët. Do na japë një pasqyrë të situates, kemi edhe ekspertë shumë të mirë që mund të diagnostikojnë. Po ta lëmë kështu do ndodhemi para të papriturave, siç ndodhi edhe me coronavirusin. Në vitin 2006 evidentuam H5N1. Një pjesë të materialeve i sollëm me miqësi nga Italia. Ndaj në këto raste nuk duhet të jemi të papregatitur”, tha profesor Berxholli. 

Më shumë

spot_img
spot_img